Lajme

Meta: Ikja në ferr e kreut të ISIS, lajm i mirë për njerëzimin

“Një lajm i mirë për të gjithë njerëzim

“Një lajm i mirë për të gjithë njerëzimin”.

Ky ka qenë thelbi i reagimit të presidentit Ilir Meta në një postim në faqen zyrtare në ‘Facebook’, për vrasjen e kreut të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit”, shkruan Meta, duke postuar edhe videon e Presidentit Trump, i cili konfirmoi vdekjen e kreut të ISIS.

Lexo edhe: “U vra si qen”/ Trump konfirmon vdekjen e Al-Bagdadit


Etiketa: , , ,