Lajme

Meta i kërkon dorëheqjen Ramës: Duhet reflektim si në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se qeveria sh

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se qeveria shqiptare duhet të reflektojë pas vendimit negative për negociatat, ashtu siç bëri qeveria e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut. Këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Deklarata e Metës:

E kam theksuar se dhe vendet e tjera që kanë një skepticizëm për arsye të caktuara që s’kanë qenë të panjohura për ne, qoftë pretendimet e Hollandës qoftë edhe të Francës për cështjet e emigracionit të paligjshëm dhe azilkërkuesve ti bashkohen kësaj qasje të Bundestagut e të jenë të qarta detyrimet që ne duhet të përmbushim që ky proces të vazhdojë, jemi në kushte që askush sdo donte një situatë të tillë por mesazhi ynë është dhe duhet të jetë shumë i qartë kemi një alternativë, punojmë për këtë anëtarësimi i vendeve tona në BE dhe anëtarësimi i gjithë Ballkanit Prëndimor në BE.

Kemi nje reflektim në Maqedonine e Veriut përmes një zgjidhje të caktuar poltike, eshte zgjedhja e tyre, kjo tregon dhe pjekurinë e tyre politike e demokratike.

Edhe tek ne ka mjaft rënedësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje gjithë ato detyrime që duhet t’i kishim përmbushur dhe duhet ti përmbushim, të gjitha janë në rezolutën e Bundestagut.

S’mjafton të themi që Franca apo Hollanda ka këto probleme të brendsheme po na përdor në rast se ne jemi burimi i shqetësimit të tyre të brendshëm sa i takon problemit të krimit të organizuar, në Hollandë e çështjes së azilkëruesve.

Duhet të reagojmë në mënyrë të besueshme që këto dyshime të shuhen në javët dhe muajt në vijim.
Të bëjmë të qartë se sa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim në këtë proces, cdo ide tjetër edhe informale qoftë për cdo alternative tjeter për vendet tona është e papranueshme dhe e padobishme, jo vetëm për vendet tona por edhe për vendet e BE.


Etiketa: , ,