Sport

Messi te Man City? Kjo është përgjigja e Guardiolas

Pas vazhdimit të kontratës së Pep Guardiolas me Manchester Cityn, janë rritur zërat për transferimin e Lionel Messit në ‘Etihad Stadium’.

Media të mëdha botërore janë të bindura se Messi do të përfundojë te Manchester City, qysh në verën e ardhshme.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në lidhje me këto spekulime është pyetur Pep Guardiola, në konferencën për shtyp te Manchester City.

“Lionel Messi është një lojtar i Barcelonës”, është përgjigjur fillimisht Guardiola.

“Si person, unë kam mirënjohje të madhe për atë që ka bërë te Barcelona për mua si një lojtar në akademi dhe si trajner”.

“Ajo çfarë dua për të është që të përfundojë karrierën atje. Nuk e di se çfarë ka në mendjen e tij. Ne kemi vetëm synime të madhe në mendjen tonë”.