Sport

Messi: Qëllimi im ishte vetëm të bëja Barcelonën më të fortë

Superylli agjentinas Lionel Messi ka thënë se e merr përgjegjësinë për çdo gabim që ka mundur ta bëjë. Mirëpo, ai insiston se qëllimi i tij ka qenë vetëm që ta bëjë Barcelonën më të fortë.

“E marr përgjegjësinë për gabimet e mia dhe nëse ato kanë ekzistuar, por ishte vetëm që ta bëjë Barcelonën më të mirë e më të fortë”, ka thënë Messi në intervistë për gazetën “Sport”.

Messi kishte kërkuar të largohej nga Barcelona këtë verë, mirëpo do të qëndrojë deri në fund të stinorit.

“Pas shumë mosmarrëveshjeve, dua t’i jap fund gjithë kësaj. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të supozojmë se më e mira ende do të vijë”, ka thënë Messi. “Bashkimi i pasionit, entuziazmit dhe motivimit do të jetë mënyra e vetme për të arritur objektivat tona. Të jemi gjithmonë të bashkuar dhe të ecim në drejtimin e duhur”.

Messi ka edhe një mesazh për tifozët e Barcelonës.

“Unë dua të dërgojë mesazh për gjithë tifozët që na përcjellin ne. Nëse në çfarëdo momenti, ndonjëri prej tyre është zemëruar nga ndonjë gjë që kam bërë, të mos kenë dyshim se çdo gjë që kam bërë ka qenë gjithmonë për interesat më të mira të klubit”, ka shtuar Messi.