Sport

Messi nuk merr pjesë në stërvitjen e Barçës, ai do të bashkohet me ekipin më vonë

Lionel Messi nuk është stërvitur me ekipin e Barcelonës në stervitjen e sotme që ishte e paraparë në orën 11.

Messi nuk është paraqitur në stërvitjen e paraparë sot në orën 11:00, ndërkohë ai ka vazhduar stërvitjen individuale dhe pritet ti bashkohet ekipit të tij sot në mbrëmje nga Cordoba.

Argjentinasi thuhet se ka pësuar një dëmtim të vogël në fitoren e së shtunës në mbrëmje në kuadër të La Liga ndaj Granadës, por ka vazhduar të ndjejë dhimbje edhe kur u paraqit në fitoren gjysmëfinale ndaj Real Sociedad të mërkurën në mbrëmje, në Supercopa de Espana.

Vendimi për paraqitjen e 33 vjeçarit në finale do të merret nesër, kur skuadra zbret në kampin stërvitor La Cartuja, nëse Messi do të paraqitet apo jo.