Sport

Mësoni se cilat janë ndeshjet e sotme në Premier Ligë

Premier Liga fillon sot me javën e 33-të të saj

Premier Liga fillon sot me javën e 33-të të saj. 5 përballje janë paraparë për tu zhvilluar sot, 3 prej të cilave konsiderohen më interesante për tu ndjekur.

Manchester United vs Bournemouth, Wolves vs Arsenal dhe Chelsea vs Watford priten të marrin vëmendjen më të madhe sot. Norwich vs Brighton dhe Leicester vs Crystal Palace do të kompletojnë ditën e sotme në Premier Ligë, raporton Insajderi.

Arsenal dhe Chelsea zhvillojnë ndeshet e tyre me fillim nga ora 18:30, respektivisht 21:00, ndërsa 3 ndeshjet e tjera fillojnë nga ora 16:00./Insajderi.com