Kosovë

Mësohet autori që plagosi tre persona në Pejë dhe identiteti i këtyre të fundit

Mbrëmja e sotme nuk ishte e qetë në Pejë.

Atje pati të shtëna me armë zjarri, nga të cilat, mbetën të plagosur tre persona.

Autor i plagosjeve dyshohet se është Melos Rrustemaj. Të plagosur mësohet se janë Andi, Fisnik dhe Shaban Dobraj.

“Shabani është babai i Andit, ndërsa Fisniku është djali i axhës së Andit, pra nipi i Shabanit“, thonë burimet e Sinjalit.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në QKUK, ndërsa njëri është i plagosur lehtë dhe është duke u mjekuar në spitalin rajonal në Pejë.

Ky është i dyshuari për plagosjet e sontme në Pejë:

Melos Rrustemaj