Maqedoni

Mësimi nga distanca, me probleme të shumta

Dy javët e para të shkollës u shoqëruan me pro

Dy javët e para të shkollës u shoqëruan me probleme të ndryshme, posaçërisht kur bëhet fjalë për mësimin nga distanca. Nxënësit e shkollave  fillore kanë vërejte të shumta, ankohen për mungesë për mos realizimin e plotë të orarit shkollor.

 “Më mirë do të ishte të ishim në shkollë. Shumë më lehtë do ta kishim kuptuar mësimin. Keni ndonjë orë që keni humbur deri tash? Po. Në çfarë lënde? Sport zgjedhor dhe fizikë”.

 “Ora fillon prej në ora 13 dhe mbaron në 17 e 30. A po i mbani të gjitha orët? Jo. Në fizikë, muzikë dhe matematikë. A ju kanë tregu që do të mungojnë, apo i keni prit edhe nuk janë paraqit? I kemi prit edhe nuk janë paraqit”.

Përveç mungesës së mësimdhënësve, nxënësit e shkollave të mesme, sidomos ato profesionale ankohen se kanë vështirësi edhe me lëndët profesionale. Madje, ata druajnë se nuk do vlerësohen sa duhet gjatë notimit në shkollë.

“Kirurgjia, infektologjia, këto janë pak më të rënda se jemi fillimi i mësimit me këto lëndë edhe nuk jemi të adaptuar me platformën. Tash jemi online me pyetje dhe me mësime por kur do të na pyesin me nota do të jemi në shkollë, do ta kemi më vështirë”

 “Po ja nisi prej vetes, nuk është që ka me pas rezultat të mirë, mungesa e profesorëve po na e vështirëson shumë mësimin”.

Edhe prindërit shqetësohen për fatin e fëmijëve. Thonë se po humbin shumë nga mësimi.

“Me detyra, me mësime janë shumë dobët, rrjeti po ndërpritet edhe po bie, fëmijët po mbesin pa mësim, nuk po i kuptojnë. Kanë me humb shumë, nëse vazhdon kështu shumë kanë me humb, shumë”.

“Për dikë është shumë lehtë, për ata që nuk kanë kompjuter është shumë vështirë. Ata që nuk kanë kompjuter dhe nuk mësojnë onlne do të mbeten analfabet”.

Pavarësisht ankesave, nga Ministria e Arsimit thanë se në dy javët e para të vitit shkollor numri i nxënësve që ndjekin mësimin nga distanca është rreth 87 %.

 

Melihate Rustemi