Lajme

Mesfushori shqiptar i jep fitoren ekipit me këtë supergol (VIDEO)

Qazim Laçi ka shënuar një supergol në takim

Qazim Laçi ka shënuar një supergol në takimin mes Ajaccio dhe Rodez. Mesfushori kuqezi e nisi titullar këtë sfidë, duke u bërë protagonist. Në minutën e 56-të, Laçi shënoi golin e avantazhit për Ajaccio, duke i mahnitur të gjithë.

Pasi merr një pasim në hyrje të zonës, Laçi nuk mendohet dy herë dhe gjuan fort me të djathtën, duke gjetur trekëndëshin e portës. Portieri i Rodez mbetet i shtangur dhe Ajaccio e pa veten në avantazh.

Ky gol i Laçit, nuk ka nevojë për shumë fjalë, vetëm për t’u shijuar.

Francë, Ligue 2

Ajaccio – Rodez 1-0
Laçi 56′


Etiketa: , , ,