Lajme

Merkel: 100 milionë dollarë për vendet në zhvillim për vaksinën kundër Kovid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi sot 100 milionë dollarë ndihmë për vendet në zhvillim, me qëllim që të kenë qasje në vaksinën kundër Kovid-19.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Bankës Botërore, Dejvid Malpas theksoi se “aksesi i gjerë, i shpejtë dhe efikas në vaksinat do të paraqesë bërthamë të rimëkëmbjes ekonomike globale për të gjithë”.

Merkel u bëri thirrje atyre që ende hezitojnë, t’u bashkohen në përpjekjet globale në lidhje me  vaksinën kundër Kovid-19.