Sport

Meritan Shabani nënshkruan kontratë të re me Wolvesin

Meritan Shabani ka nënshkruar një kontratë të re me klubin anglez, Wolverhampton.

21-vjeçari, i cili përfaqëson Gjermaninë në nivelin e të rinjve, u vendos shpejt në mesfushën e ekipit U-23 të Wolvesit pas transferimit të tij nga Bayern Munchen në vitin 2019, përpara se të bënte paraqitjen e tij debutuese për ekipin e parë të Nuno Espirito Santo disa muaj më vonë në fitoren e Kupës Carabao ndaj Reading në Molineux.

Për fat të keq, mesfushori ofanziv ishte në fushë për pak më shumë se 10 minuta pasi pësoi një dëmtim të ligamentit në pjesën e përparme në gjurin e tij të djathtë, i cili e largoi atë nga fusha për pjesën e mbetur të sezonit.

Shabani e ka filluar sezonin aktual fuqishëm me ekipin e U-23 të Wolves duke shënuar tre herë dhe duke siguruar tre asistime në gjysmën e parë të sezonit të Premier League 2 të Divizionit 2 të U-23.

Shabani ka zhvilluar edhe tri paraqitje zyrtare me ekipin e parë të Bayernit, ndërsa ka luajtur disa ndeshje miqësore me klubin rekordmen gjerman.