Sport

Mergim Berisha shënon dhe asiston dy herë për Salzburgun ne Kupën e Austrisë

Të mërkurën, Red Bull Salzburg është ndeshur në

Të mërkurën, Red Bull Salzburg është ndeshur në Kupën e Austrisë me ekipin e Rapid Vienës, ndeshje të cilën e ka fituar Salzburg me goleadë 6:2, njofton Insajderi

Sulmuesi me origjinë shqiptare që aktivizohet te Salzburg, në këtë takim ka shënuar një herë dhe ka asistuar në dy raste të tjera.

Fillimisht Berisha asistoi në golin e Szoboszlai të shënuar në minutën e 16-të, ndërsa vet Mergimi shënoi tre minuta më vonë. Asistimin e dytë në ndeshje, sulmuesi e bëri në minutën 23-të, ku shënoi Sekou Koita.

Në pjesën e dytë, Mergim Berisha u zëvendësua në minutën e 80-të të ndeshjes, ku në vend të tij hyri Noah Okafor. /Insajderi.com