Maqedoni

Mëngjes i ftohtë por me diell, njihuni me surprizat e motit për sot

Sot në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë, nd

Sot në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, përcjell Alsat. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë 14 deri në 19 gradë Celsius.

– Advertisements –

Në Shkup do ketë diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Ditëve në vijim vazhdojnë periudhat e motit kryesisht me diell dhe me mëngjese të ftohta. Në disa lugina paradite do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, sidomos në pjesët jugperëndimore dhe juglindore të vendit.