Maqedoni

Memedi: ASH-ja nuk ka qenë asnjëherë në koalicion me parti maqedonase, ndryshe nga BDI-ja

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remz

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Memedi, në një përballje ne “Emisionin 200” me ish-deputetin e BDI-së, Rexhail Ismaili, tha se Aleanca për Shqiptarët nuk ka qenë asnjëherë me ndonjë parti maqedonase, ndryshe nga BDI-ja. Ai tha se të vetmen herë që kanë qenë në koalicion me një parti maqedonase, ka qenë mbas “27 Prillit” për të vetmen arsye, për të nxjerrë vendin nga diktuara ku ishte futur me koalicionin VMRO-BDI prej shumë vitesh bashkë.

– Advertisements –


Ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi me asnjë parti politike maqedonase. Kemi qenë në koalicion pas “27 Prillit” të 2017-ës me qëllimin e vetëm për të ndryshuar kahjen e Maqedonisë që ishte në një diktaturë VMRO-BDI. Ne bëmë koalicion atëherë vetëm për të nxjerrë vendin nga gjendja ku ndodheshe para katër vitesh. Por, vendi ndodhet akoma në një tjetër trinom BMRO-BDI-LSDM. Ne do të bëjmë çdo gjë për ta nxjerrë vendin nga ky trinom- tha Memedi.