Lajme

Mediat kritike zbulojnë një KÇK në shërbim të mazhorancës

Nuk ka dyshim që KÇK ekziston.

Nuk ka dyshim që KÇK ekziston. Eshtë denoncuar herët, para se ta shpallte Edi Rama. Janë prokurorët e gjyqtarët që e dinë mirë se nuk do të kalojne vetingun, dhe japin vendime sikur të jetë dita e fundit në punë. Pra e peshojnë rëndë shumë firmën që hedhin.

Problemi është se qeveria sigurisht është selektive. Shpall KCK ata që nuk i ka qejf, dhe heq nga kjo listë, ata që ndikohen dhe japin vendimet që rilindja dëshiron.

Media kritike me qeverinë ka aluduar se dy standardet po përdoren hapur. Dhe ata i referohen prokurorit Kol Hysenaj, emri i të cilit doli së fundmi në skenë.

Ky bën pjesë tek një trupë prokurorësh që hetojnë cështje me ndikim të fortë politik. Njerëzit më në zë të mazhorancës, janë gati që prokurorët e kësaj trupe ti shpallin KCK, kur nuk u leverdis, ndërkohë që vecojnë dhe kursejnë Hysenajn.

Po çfarë raporton media për të

Syri.net dhe dosja.al i janë referuar një pasurie të madhe në shtëpi e troje, ndërkohë që ai ka deklaruar si burim të ardhurash vetëm pagën.

Mediat kritike që trajtojnë në thellësi vetingun, si Boldnews, po ashtu, i janë referuar rasteve të dyshimta të këtij prokurori, ku sipas denoncimeve, ai nuk ka dhënë drejtësi për të dëmtuarit, në disa raste aksidentesh.

Dhe më i famshmi, rasti Babale, ku prokurori cliroi nga akuza vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, dhe penalizoi denoncuesit.

Këtë prokuror, më parë edhe Rama e shpalli në listën e tij te zezë, me 100 emra zyrtarësh që ishin denoncuar nga njerëzit, tek ai.

E megjithatë, pas shërbimeve ndaj mazhorancës, sic denoncojnë mediat kritike, Hysenaj mund t’i shpëtojë furisë ndaj KCK dhe të mos e shohë veten në këtë listë.


Etiketa: , ,