Sport

Meçi në UFC ndërpritet pas vetëm 10 sekondash pas lëndimit të rëndë që pësoi Weidman nga Hall

Luftëtari i UFC-së, Chris Weidman, ka pësuar nj

Luftëtari i UFC-së, Chris Weidman, ka pësuar një dëmtim të rëndë në spektaklin që u zhvillua në Florida, njofton Insajderi.

Ndeshja e tij kundër Juraj Hall ka zgjatur 10 sekonda dhe kundërshtarit nuk i është dashur që të bëjë asnjë goditje për të fituar përballjen.

Weidman provoi që të godiste kundërshtarin te këmbët, ndërsa Hall mbrojti veten. Menjëherë do të vinte ulërima e madhe nga Weidman që theu këmbën dhe përfundoi i shtrirë në dysheme. Duke e kuptuar më së miri problemin, Weidman as që guxoi për të parë gjendjen ku ndodhej. /Insajderi.com