Showbiz

“Më rrahu nga Korça në Tiranë”/ Stresi: Kam vjedhur prindërit kur isha i vogël

Reperi i njohur shqiptar Stresi ka rrëfyer në

Reperi i njohur shqiptar Stresi ka rrëfyer në emisonin “Glamour Zone” për jetën e tij dhe prapësitë që bënte kur ishte fëmijë. Ai ka tregua së është larguar nga shtëpia në moshën 8-vjeçare duke vjedhur dhe lekë nga prindërit. “Kam vjedh lekë ne shtëpi. Kam marr dy shokë me vete, jam nisur për Korçë. Kemi dash me ik në Greqi, por babi im ka qenë shumë i shkathët dhe erdhi më kapi në Bilisht. Më kapi dhe më rrahu, nga Korça deri në Tiranë’’, është shprehur këngëtari duke qeshur.





Reperi foli edhe për eksperiencën e burgut, ku qëndroi për 8 muaj. Ai e bëri të dukej se ishte tepër e lehtë dhe se ia ka kaluar super:“Ishte eksperiencë tjetër, krejt ndryshe, por jo e vështirë. Ishte e vështirë për ata që ia bëjnë vetes të vështirë. E kalova shumë mirë. Kishim aktivitetet në dhomat tona . Kisha dhe njerëz të njohur, sepse kështu funksionojnë burgjet në Shqipëri, vjen dikush një mik të merr nga jashtë: ‘Shiko ma sistemo se është miku im’. Atje ka një rregull më të fortë se ne jashtë. Fjala e dhënë është fjalë e dhënë. Pikë zbatohet. Nuk ka shans që të shkelet. Është një botë tjetër atje”.