Opinione

Me rastin e 577 vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare në Lezhë!

Për kthimin e Skënderbeut në atdhe, ishte rasti

Për kthimin e Skënderbeut në atdhe, ishte rasti i kur ushtria otomane u thye keq nga ushtria e Hungarisë nën udhëheqjen e Janosh Huniadit në fund të vitit 1443. Pra, vendi i luftës ishte “Beteja e Komovicës” afër Nishit, ku Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u largua nga ushtria osmane me 300 (treqind) kalorës të racës së tij dhe u kthye në atdhe. Ai më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti flamurin kombëtar në Kështjellën e Krujës, që në popull njihet si nëntori i parë i flamurit, e pastaj ngriti flamurin në Kështjellën e Sfetigradit në Dibër, Kështjellën e Petrelës në Tiranë, Shelishit në Mat e kështu me radhë. Për të forcuar unitetin në mes të racës së tij, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu organizoi “Besëlidhjen e Arbrit” në Lezhë, që ndryshe njihet si “Besëlidhja e Lezhës” më 2 mars të vitit 1444 në Lezhë.

Vendimet unanime në Kuvendin e Lezhës ishin: Skënderbeu të jetë komandant i ushtrisë së arbrit, që kishte 8.000 ushtarë, me vullnetarë të përkohshëm arrinte numrin 15.000 deri 20.000.

Fitoret në beteja kundër pushtuesit osman ishin të pandalshme në krye me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, edhe se ushtria osmane ishte shumëfish më e madhe me trupa ushtarak 150 mijë deri në 200 mijë që udhëhiqej nga Sulltan Murati II e më vonë nga djali i tij Sulltan Mehmeti. Për 25 vite me radhë arbrorët (shqiptarët) i bënë ballë një perandorie që shtrihej në tre kontinente, madje edhe pas dhjetë viteve të vdekjes së Skënderbeut arbrorët rezistuan heroikisht.

Shqiptarët edhe se të pushtuar me qindra e qindra vite arritën ta ruajnë gjuhën e të pareve, madje gjuhë kjo që argumentohet se kishte egzistuar edhe para 12 mijë viteve, pra, para të ashtquajturës “Përmbytje Natyrore” si gjuhë zyrtare në kontinentin e Atlantidës.

Ishte kënaqësi që u përkujtua përvjetori i 577 i “Besëlidhjes së Arbrit” të mbajtur në Lezhë më 2 mars 1444, nga elita politike e gjeografisë shqiptare, në mes tyre ishte edhe kryeministri në ardhje Albin Kurti. Është për keqardhje që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk mori pjesë në këtë manifestim të përkujtimit të Beslidhjes Historike të Arbrit. Unë kisha rastin të përcjelli në debat televiziv T7, madje pa fare njohuri profesionale njëfarë, Rron Gjinovcin, duke folur për heroin tonë kombëtar e duke thenë se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk ka ditur me folë shqip. Ky farë Rroni nuk di se çfarë profesioni ka, por një e di se nuk është me profesion historian.

Si e ruajte ti Rron gjuhën nga sunduesit kur heronjtë tanë e paskan humbur këtë gjuhë. Ne ndërruam me dhunë emër e fe, por si harruam kurrë gjuhë e atdhe, madje është mirë të ia bëshë një studim të detajuar mbiemrit tënd që edhe se është deformuar Gjinovci-Gjini, ruan diçka në mbrendi nga Gjini në Gjinovci, por raste të tilla ndër shqiptar ka më se 75%, pra, ne ndërruam me dhunë emër e fe, por s’harruam kurrë gjuhë e atdhe. Rron nuk bënë të bësh kësi lloj rrëshqitje, je i ri ke rastin të përmirësohesh!…