Showbiz

“Më plasën ujërat”, Sara Hoxha i bën një “prank” Ledri Vulës, ja reagimi i reperit

Dyshja e dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sa

Dyshja e dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha priten të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.





Dyshja  do të mirëpresin një vajzë, dhe duket se po i shijojnë në maksimum këto momente të fundit të kësaj periudhe të ëmbël.

Së fundmi, Sara ka vendosur t’i bëjë një lojë Ledrit. Blogerja ka hedhur ujë tek bluza duke supozuar se ka ardhur koha për të lindur, ndërsa reperi shihet që sillet rreth e rrotull dhe nuk di sesi të veprojë.

“E di që kjo ishte shumë e keqe dhe jam paksa e penduar që e bëra sepse u duk kaq reale dhe në fund u mërzitëm që s’ishte, por gjithsesi videoja është zbavitëse.”, thotë Sara.