Kosovë

Me pasaporta fals dhe nën ndikimin e kokainës tentuan të kalojnë kufirin gjerman, arrestohen kosovarët

Dy persona me nënshtetësi kosovare janë arrestuar në Pasau të Gjermanisë, pike kufitare mes shtetit respektiv dhe Austrisë, mbrëmjen e së shtunës.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur zyrtarë për komunikim të kësaj pike kufitare, përmes një komunikate, teksa kanë njoftuar se dy personat në fjalë kanë qenë nën ndikimin e kokainës, raporton PNP.

Të Premten, 1 Janar, 2021, hetuesit nga policia kufitare e Passau inspektuan një Mercedes me regjistrim belg në parkingun e autostradës Hammerbach në orët e mbrëmjes. Një kosovar 31-vjeçar u gjet në timon. Pas një inspektimi nga afër u zbulua se ai ishte nën ndikimin e narkotikëve”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, personi shoqërues i 31-vjeçarit, me nënshtetësi kosovare, përveçse ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, barte edhe pasaportë të falsifikuar.

“Shoferi i tij 38 vjeçar gjithashtu nuk ishte në gjendje të vazhdonte sepse ai u tregoi zyrtarëve patentë shoferin nga Kosova, e cila u njoh nga kufitarët si një falsifikim total”, thuhet tutje në komunikatën e policisë kufitare.