Lajme

Me këtë mesazh Ministria e Shëndetësisë njoftoi 70 punëtorë mbështetës për ndërprerjen e kontratave

70 praktikantëve në Ministrinë e Shëndetësisë u janë shkëputur kontratat gjatë kësaj jave.

Një nga punëtorët mbështetës në këtë ministri ka treguar se ditën e djeshme është shkarkuar nga puna.

Ndërsa, Gazeta  ka siguruar mesazhin që ju është dërguar zyrtarëve të kësaj ministrie e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës për ndërprerjen e kontratave për punëtorët mbështetës.

“Ju informojmë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Social ka ndërprerë marrëveshjen me Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me angazhimin e 70 praktikantëve. Andaj, ju lutemi ti njoftoni të gjithë praktikantët që të ndërpresin vijimin e punës praktike në departamentet tuaja”, thuhet në email-in e dërguar nga Haki Smajli, udhëheqës i divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Express ka mësuar nga burime të saj se një nga arsyet e ndërprerjes së marrëveshjes mes MSH’së dhe MPMS është se marrëveshja nuk është realizuar plotësisht.

Kjo pasi një pjesë e praktikantëve nuk janë sistemuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës në bazë të një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar, në janar 2021 kanë punësuar 70 praktikantë me kontratë 6 mujore, si punëtorë mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

Përndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Gazetes nëse kanë anuluar ndonjë vendim të marrë nga ish-ministri Zemaj dhe nëse ministri Vitia është duke i rishikuar vendimet e marra nga ish ministri