Lajme

Me kapuç, maskë dhe çantë mbi shpinë – Arrestohet autori i disa vjedhjeve në Tiranë

Një 20-vjeçar është arrestuar për tre vjedhje n

Një 20-vjeçar është arrestuar për tre vjedhje në kryeqytet. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet M.S., i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Ai është pikasur  në rrugën “Hiqmet Delvina” nga efektivët e policisë me një kapuç në kokë, maskë në fytyrë dhe një çantë mbi shpinë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në momentin që të riut i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga policët.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që 20-vjeçari mbante me vete, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale mjetet të cilat M.S. i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Hetimet çuan në konkluzionin se i riu është autor i tre vjedhjeve, konkretisht; më 10 nëntor ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më 16 tetor ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi”, dhe më datë 27 tetor ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet një rast vjedhjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Lëvizte i maskuar në rrugët pa ndriçim, për të mos u identifikuar dhe kapur nga Policia, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

20-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe krimeve ndaj personit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa mjete që ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Forcat e posaçme “Shigjetat” dhe “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në rrugën “Hiqmet Delvina”, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një shtetas me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete. Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që ky shtetas mbante me vete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale mjete të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i shtetasit M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


Etiketa: ,