Lajme

“Më kanë kërcënuar në zyrë”, Hajdari shkresë Ruçit: Merrni masa

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar sot në Kuv

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar sot në Kuvend se është kërcënuar në zyrën e saj dhe se i ka dërguar një shkresë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, në lidhje me problemin dhe masat që duhen marrë në Kryesinë e Kuvendit.

Fjala e Rudina Hajdarit

“Ju kam dërguar një shkresë të siguroni ambientet e Kuvendit dhe ju kam kërkuar të sigurioni ambientet e kryesisë së Kuvendit. S’mund të ndodhë që deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam patur raste kur persona kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë, ju lutem merrni masa përpara se të kemi ndonjë viktimë këtu në Parlament.

Ju kërkoj siç janë masat në Parlament t’i kemi në kryesinë e Kuvendit. Asnjë deputet s’mund të hyjë i pakontrolluar, të marrë përforcime me njerëz të tjerë e të shantazhojë deputetë të tjerë.

Më duhet një përgjigje në lidhje me atë shkresë e të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Hajdari.


Etiketa: , ,