Showbiz

Me foton më të ëmbël të Arbenitës, Fero konfirmon gjininë e fëmijës së tyre

Arbenita dhe Fero shumë shpejt do të bëhen prin

Arbenita dhe Fero shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Pak ditë pasi dyshja celebruan dashurinë e tyre, u zbulua se ata ishin në pritje të një fëmije.
“Prive.al” mësoi disa javë më parë se modelja është në pritje të një vajze dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe Fero ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto të Arbenitës, në të cilën ajo shfaqet me një fustan ngjitur pas trupit dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.





Përkrah fotos së ëmbël të partneres, reperi ka shkruar: “Qikat e mia”, shoqëruar me figurën e 2 zemrave.
Në foto dallohet qartë se shtatzënia nuk e ka ndryshuar aspak Arbenitën dhe se ajo vazhdon të ketë të njëjtat linja perfekte trupore. Pavarësisht se pritja e ëmbël po shkon drejt fundit duket se modelja nuk ka shtuar shumë në peshë. Këto kohë ajo ka qëndurar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë.