Sport

“Me cilin ekip ha bukë ky i shkreti?”/ Artan Fuga për fitoren e mundësit Abakarov: Po politikanët çfarë duan që lavdërohen me të! Alabakëri fare!

Akademiku Artan Fuga ka komentuar triumfin e m

Akademiku Artan Fuga ka komentuar triumfin e mundësit Zelimkhan Abakarov i cili përfaqësonte Shqipërinë në Kampionatin Botëror që zhvillohej në Beograd. Fuga thotë se politika nuk duhet të “ndërhyjë” në triumfin e mundësit, duke u lavdëruar e krenuar.



“Po politikanët çfarë duan me këtë që lavdërohen, rrotullohen, krenarohen? Ai është në punë të vet! Edhe atë duan ta fusin në parti? Po mjaft o mjaft se u bë karagjozllik fare! Lërini mo emigrantët e shkretë të zhvillohen” – shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i Artan Fugës:

Alabakëri fare! Mundësi çeçen Abakarov bravo i qoftë që doli kampion për peshën e tij në sportin e mundjes në Beograd. I heq kapelen atij individualisht! Por propaganda dhe politikanët e krahëve të ndryshme po e paraqet të shkretin me shumë realizëm dhe të drejtë se ai ka ngritur lart krenarinë shqiptare, emrin e shqiptarit që qysh në traditat më të lashta e ka pasur zanat sportin e mundjes, është një fakt i pamohueshëm për punën e madhe që bëjnë sportet te ne me ekipet zinxhir qysh nga fëmijëria e deri në mosha të rritura, është vazhdim i traditave të Mujit dhe Halilit dhe e Gjergj Alisë që ndesheshin me bajlozat dhe hidhnin gurë të rëndë nga mali, sikur vërteton superioritetin e politikave të sotme sportive mbi mundjen ta zemë që zhvillohej në repartet ushtarake të kufirit në vitet ’70! Është tregues i miqësisë shqiptaro – çeçene dhe i politikës së jashtme të vendit! Edhe i punës së lavdërueshme me futbollin që bëhet në Tiranë! Ore me cilin ekip mundje ha bukë ky i shkreti? Po politikanët çfarë duan me këtë që lavdërohen, rrotullohen, krenarohen? Ai është në punë të vet! Edhe atë duan ta fusin në parti? Po mjaft o mjaft se u bë karagjozllik fare! Lërini mo emigrantët e shkretë të zhvillohen! E poooo, të të të bëjnë krenar me shqiptarin Abakarov! Alabakëri fareeeeee!