Showbiz

Me atlete dhe fustan/ Parada e deputetëve jashtë Parlamentit, kush spikati (Fotot)

Me ardhjen e pranverës kanë ardhur edhe ngjyrat

Me ardhjen e pranverës kanë ardhur edhe ngjyrat në Parlament. Ashtu si përherë jashtë sallës është bërë edhe parada e veshjeve të deputeteve femra, por edhe deputetët. Ajo që na bie në sy, veç ngjyrave, janë atletet që disa prej tyre kanë zgjedhur. Aurora Mara duket se ka zgjedhur të vijë casual në këtë seancë, ku ka mbërritur me atlete. Por edhe meshkujt kanë zgjedhur atlete sportive, duke çuditur me llok-un e tyre. Edhe këtë javë ngjyrat e forta tërhoqën vëmendjen e fotografëve.



Ndonëse deputetët burra janë paraqitur me kostum klasik, të kompletuar. Ministrja Etilda Gjonaj është shfaqur me një kostum të kuq, që i qëndronte mjaft bukur.Listën e deputeve që tërhoqën vëmendjen me dukjen e tyre në këtë seancë, e kompleton Blerina Gjylameti, e cila u shfaq me një kostum rosë.