Lajme

Mbytet pushuesi kosovar në Durrës

Një shtetas kosovar është mbytur pasditen e së

Një shtetas kosovar është mbytur pasditen e së martës në plazhin e Durrësit te “Shkëmbi Kavajës”, transmeton Insajderi.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 kur viktima S. O., 80 vjeç, (pushues) ishte duke u larë në det.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./Insajderi.com