Showbiz

Mbyllja e lokaleve të natës, këngëtari shqiptar: Kemi humbur 60 dasma, jemi me borxhe

Mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe loung b

Mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe loung bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur ka sjellë probleme financiare tek këngëtarët të cilët fitojnë të ardhura nga koncertet e tyre.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Për këtë ka folur dhe këngëtari Labinot Rexha, i ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ku u shpreh se disa locale janë hapur madje mbajnë dhe shumë persona brenda.

“Në Zvicër, zvicerianët e dinë që në një lokal të natës do ta ketë një kontakt me virusin po e gjejnë mënyrën që mos ta hapin kontaktin. Kurse në Kosovë nuk ndodh kjo. Unë këndoj në Gjenevë çdo të premte. Ndërsa në një tjetër kanton lejohen deri në 300 veta në lokalet e natës. Këtu e gjejnë një mënyrë”, tha ai.

Më tej, Rexha shtoi se shumë këngëtarë kanë marrë borxhe, po nuk kanë me çfarë t’i shlyejnë.

“Grupi im dhe unë kemi humbur 60 dasma që do të thotë përafërsisht gjithë buxhetin.  Grupi im është me borxhe. Në Kosovë, shoku i shokut tim ka marr borxhe. Ne mendojmë që në fund të sezonit t’ja shlyejmë, po tani nuk dimë. Unë në raste kontrete kam thyer shumë kapare, po nuk kthehet. Ka ardh koha që zoti po na dënon pak, nuk e dimë nëse në këto lokalet e natës po shkojmë në kabare apo diku tjetër. Ka persona që marrin bashkish dhe i fotografojnë, po ka njerëz që nuk kanë të hanë”, u shpreh këngëtari.