Kronika e Zezë

Mbyllet një objekt hotelierik në Tetovë

Më 07.03.2021 në periudhën nga ora 18.

Më 07.03.2021 në periudhën nga ora 18.00 deri në ora 20:45 në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kryer kontroll në një restorant në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë. Gjatë kontrollit nëpunësit policorë në objekt kanë gjetur 80 mysafir.

Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut ndërsa menaxheri D.S (38) nga Reçica e Vogël është shoqëruar në stacionin policorë dhe pasi të dokumentohet rasti i plotë do të ngritet parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë pandemisë”.