Maqedoni

Mbyllet një lokal në Shkup, 6 persona shoqërohen në polici

Mbrëmë rreth orës 23:10 minuta, nëpunësit policorë të Stacionit Policor Gazi Babë kanë kryer kontroll në një lokal në Creshevë të Shkupit dhe kanë konstatuar se lokali nuk ka qenë i regjistruar si dhe 5 persona dhe pronari i lokalit S.S 56 vjeç janë gjetur brenda në objekt përkundër rregullave antiCOVID. Lokali u mbyll menjëherë nga Inspektorati i Tregut Shtetëror si dhe 5 personat dhe pronari janë shoqëruar në polici. Kundrejt këtyre personave do të ngrihet akuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë pandemisë”.

The post Mbyllet një lokal në Shkup, 6 persona shoqërohen në polici appeared first on Alsat.