Maqedoni

Mbyllet lokali në Tetovë, nuk respektoi masat anti-Kovid

Nata e dytë me radhë kur policia në tetove po

Nata e dytë me radhë kur policia në tetove po hasë në lokale të cilat punojnë pas orës 21:00 duke thyer kështu masat anti-Kovid.

Mbrëmë rreth orës 21;45 minuta, policia në Tetovë ka privuar nga liria F.I. 33 vjeç nga Shipkovica, për shkak se lokali në rrugën “Ilindenska”, në Tetovë të cilin ka drejtuar personi në fjalë ka punuar pas orës 21:00 duke mos respektuar masat anti-Kovid.

“Objekti është mbyllur derisa personi me inicialet F.I. është ndaluar në stacionin policorë të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

The post Mbyllet lokali në Tetovë, nuk respektoi masat anti-Kovid appeared first on Alsat.