Sport

Mbyllet java e parafundit e Superiores/ Partizani siguron Europën, Dinamo suprizon Tiranën në derbi!

Është mbyllur edhe java e parafundit e Abissne

Është mbyllur edhe java e parafundit e Abissnet Superiore, ku Europa vazhdon të mbetet “mister”, teksa do të duhet edhe java e fundit për të mësuar edhe skuadrat që sigurojnë një vend në Europë, ndërsa Partizani ka siguruar vendin e 3-të, pasi edhe nëse humbet ndeshjen e fundit dhe ndodhet me pikë të barabarta me Kukësin dhe Vllazninë, ka në favor përballjet direkte.



Dinamo ka arritur të marrë fitoren në derbin ndaj Tiranës të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, pasi blutë fituan me shifrat 2-1. Kjo është edhe fitorja e parë e Rodolfo Vanolit në krye të Dinamos. Haxhiu e Samake befasuan bardheblutë, teksa Seferi do të shënonte vetëm për statistikë, pasi nëndetësja blu do të rikthehej te fitorja pas disa javësh me rezultate negative.

Teuta mbposhti në minutat e fundit Laçin në “Niko Dovana”, pasi vendasit do të triumfonin me shifrat 2-1. Guindo do të kalonte kurbinasit në avantazh, ndërsa Hebaj do të barazonte shifrat, teksa në minutën e fundit të shtesës shënoi    duke i dhënë kështu 3 pikët djemve të detit.

Fitore mori edhe Kukësi në “Kukës Arena”, me verilindorët që marrin kështu edhe fitoren e dytë rresht në kampionat. Të besuarit e Diego longos mposhtën 1-0 skuadrën e Skënderbeut, ku Feijao do të ishte vendimtarë në këtë takim, pasi goli i tij i dhuroi Kukësin 3 pikë të rëndësishme në garën për një vend në Europë, pasi verilindorët vazhdojnë të mbajnë vendin e 4-të në klasifikim.

Partizani “shkërmoqi” Kastriotin 4-0 në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”. H.Marku, Skuka, Cara  dhe Gueye do të ishin autorët e golave, me demat që fitojnë m epokër, me takimin q ëmbyllet pa shumë histori. Të kuqtë e Dritan Mehmetit vazhdojnë të mbajnë vendin e 3-të në klasifikim, teksa ndodhen 3 pikë më shumë se kundërshtarët e tyre, Kukësi dhe Vllaznia, ndërsa janë 6 më shume se Teuta.

Vllaznia nuk toleron Egnatian, pasi Mirel Josa e nis me fitore eksperiencën e tij te shkodranët, teksa triumfon me shifrat 3-1 në “Loro Boriçi”. Aralica dhe dopieta e Latifit do t’i jepnin kuqebluve një fitore të rëndësishme për Europën, pasi ndajnë kuotë të njëjtë pikësh me Kukësin.

Goli i Laurentino për Egnatian shërbeu vetëm për statistikë, pasi rrogozhinasit nuk mundën të bënin asgjë përballë shkodranëve të Josës