Lajme

Mbyllen 12 parti, KQZ-ja tregon pse ndodhi kjo

12 subjekte politike janë mbyllur këtë vit për shkak se nuk i kanë kryer obligimet e tyre, kanë bërë të ditur nga KQZ-ja.

KQZ-ja është duke diskutuar me partitë politike mbi kryerjen e obligimeve ndaj këtij institucioni dhe sfidën që ka sjell pandemia.

Nga subjektet e vogla këtu u kërkua që të mos obligohen që të bëjnë raportime financiare meqenëse nuk financohen nga buxheti i shtetit.

Porse diçka e tillë është e pamundur për KQZ meqenëse. Sipas tyre duhet të dihet secila shumë se si mbahen subjektet çka është e përcaktuar edhe me ligj.

Subjektet e vogla kanë kërkuar po ashtu ulje të pragut zgjedhor që aktualisht është 5 për qind.

Por këtë KQZ rekomandoi që subjektet të bëjnë rekomandime në Kuvend, aty ku është edhe Ligji për financimin e partive politike.

E nga partitë e mëdha u tha që të mos detyrohen të raportojnë vlera të vogla deri në 100 euro sepse diçka e tillë po u duhet të bëjnë çdo ditë.

KQZ sot ka njoftuar se si shkak i krizës së pandemisë ka shtyrë afatet për raportet financiare.

Në mbledhjen që po mbahet është kërkuar që të lejohet votimi elektronik në zgjedhjet lokale, porse KQZ ka njoftuar se ligji aktual nuk e lejon një gjë të tillë.