Sport

Mbrojtësi i United afër të zgjedhë përfaqësimin e kombëtares afrikane para asaj angleze

Tri ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës s

Tri ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës së Anglisë do të jenë vendimtare për të ardhmen ndërkombëtare të mbrojtësit të United, Aaron Wan-Bissaka, njofton Insajderi.

Mbrojtësi i djathtë i “Djajve” është grumbulluar vetëm një herë nga Gareth Southgate në kombëtaren ishullore në gusht 2019, por u detyrua të tërhiqet i dëmtuar. Më pas, ai nuk është preferuar nga “Tre Luanët”, me Arnold, Trippier, James dhe Walker përpara 23 vjeçarit.

“The Athletic” zbulon se durimit të lojtarit me origjinë kongoleze po i vjen fundi dhe nëse Southgate nuk e fton për ndeshjet me San Marinon, Shqipërinë dhe Poloninë këtë muaj, ai mund të zgjedhë të luajë për Republikën Demokratike të Kongos. /Insajderi.com