Bota

Mbi 55 milionë të infektuar dhe mbi 38 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

Intensive care unit staff members care for a COVID-19 patient, Monday, April 20, 2020, at St. Joseph's Hospital in Yonkers, N.Y. (AP Photo/John Minchillo)

Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 55 milionë e 6 mijë e 570 persona, kanë vdekur 1 milion e 327 mijë e 135 pacientë dhe janë shëruar 38 milionë e 261 mijë e 603.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 11 milionë e 380 mijë e 748 të infektuar, 251 mijë e 958 pacientë të vdekur dhe 6 milionë e 938 mijë e 502 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 8 milionë e 867 mijë e 857 të prekur, 130 mijë e 391 viktima dhe 8 milionë e 279 mijë e 822 të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 5 milionë e 863 mijë e 093 të infektuar, 165 mijë e 811 të vdekur dhe 5 milionë e 291 mijë e 511 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

Intensive care unit staff members care for a COVID-19 patient, Monday, April 20, 2020, at St. Joseph’s Hospital in Yonkers, N.Y. (AP Photo/John Minchillo)