Kosovë

Mbi 48 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Ka arritur në 48 mijë e 682 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka arritur në 48 mijë e 682 numri i të infektuarve me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 1 mijë e 248 viktima nga koronavirusi, përderisa kanë arritur që të shërohen 36 mijë e 226 persona.

Të dhënat zyrtare të IKSHPK-së tregojnë se aktualisht në vendin tonë janë 11 mijë e 208 raste aktive me COVID-19, ndërkaq Prishtina vazhdon të mbetet komuna me më së shumti të infektuar.