Lajme

Mbi 23 mijë qytetarë me COVID-19 s’kanë të drejtë vote në Shqipëri

23 mijë e 21 qytetarë shqiptarë të cilët janë t

23 mijë e 21 qytetarë shqiptarë të cilët janë të infektuar meë Coronavirus, nuk do të kenë mundësinë që sot të votojnë në zgjedhjet parlamentare që kanë nisur nga ora 07:00, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, në një përditësim të ditës së djeshme.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se çdo qytetar që do të paraqitet në qendrën e votimit nuk do të kthehet pa votuar, pasi nuk kanë mekanizma për të verifikuar nëse janë të infektuar apo jo, por nëse konstatohen se janë me COVID dhe kanë dalë nga banesa duke thyer karantinën është policia që merr masat sipas aktit normative, raporton ‘abcneës’

Në këto zgjedhje nuk kanë të drejtë vote as shqiptarët që janë kthyer nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut gjatë ditëve të fundit, pasi janë detyruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë. /Insajderi.com