Lajme

Mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka regjistruar 20 mijë e 407 raste të

Gjermania ka regjistruar 20 mijë e 407 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit.

Me rastet e fundit, numri i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në dy milionë e 930 mijë e 852.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 306 viktima të COVID-19.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 77 mijë e 707./Insajderi.com