Bota

Mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19, në Gjermani

Gjermania ka raportuar 16 mijë e 774 raste të reja të infeksioneve me koronavirusin.

Sipas Agjencisë për Kontroll të Sëmundjeve, shifra e 24-orëve të fundit është më e larta që prej paraqitjes së pandemisë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kjo është dita e dytë me radhë që ka pasur numër rekord të rasteve, ku një ditë më parë ishte 14 mijë e 964.

Duke paralajmëruar masat e reja, kancelarja Angela Merkel, ka thënë se: “Ne duhet të veprojmë dhe do të veprojmë” .