Bota

Mbi 150 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

157 mijë e 245 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohë kanë vdekur edhe 3 mijë e 943 persona si pasojë e COVID-19.

Deri tani numri i të infektuarve me këtë virus në botë ka shkuar në 81 milionë e 851 mijë e 251, ndërsa 1 milionë e 785 mijë e 179 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

57 milionë e 975 mijë e 849 persona raportohet se janë shëruar nga ky virus, ndërsa 22 milionë e 90 mijë e 223 raste janë aktive.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 19 milionë e 793 mijë e 361 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 237 mijë e 117 të infektuar dhe Brazili me 7 milionë e 506 mijë e 890 raste.

Mbi 105 mijë persona raportohet të jenë në gjendje të rënd shëndetësore.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 50 mijë e 910 raste nga 181 mijë e 148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 325 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në vend është 40 mijë e 423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.