Lajme

Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

10.

10.084 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të hënën ka raportuar për 154 raste të reja dhe 154 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 104.196, ndërsa i të shëruarve 91.972.

Përkundër se kishte më pak infeksione të regjistruara brenda një ditë, numri vdekjeve ishte i lartë gjatë njëzetekatër orëve të fundit, 11 sosh.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 2.140.

Prishtina mbetet vatra e COVID-19, gjatë ditës së fundit u raportuan edhe 40 raste të reja. /Insajderi.com