Showbiz

“Mbështes motrën time shqiptare”, Bebe Rexha nuk e kursen përkrahjen për këtë artiste

Bebe Rexha tregon publikisht mbështetje për artistet shqiptare.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, për disa herë me radhë ka shprehur haptas krenarinë për rrënjët nga vjen.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Madje, për më tepër, Bebe nuk e kursen as mbështetjen për këngëtaret shqiptare dhe këtë e tregon para botës.

Me anë të një postimi në Instagram, artistja shpërndau këngën e re të yllit në ngritje, Enisës.

“Mbështes motrën time shqiptare @iameinsa”, ka shkruar Bebe në atë postim, që e ndau me miliona fansat e saj.

Kujtojmë se Enisa është emër që çdo ditë po shënon suksese në profesionin që ka zgjedhur. Ajo gjatë ditës së djeshme (e enjte) ka publikuar këngën “Dumb Boy”