Maqedoni

Mbërrijnë në Kuvend përfaqësuesit e LSDM-së dhe ASH-AAA për ligjin e shtetësisë

Së shpejti pritet të fillojë takimi në Kuve

Së shpejti pritet të fillojë takimi në Kuvend mes përfaqësueseve të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptaret e Alternativës për të gjetur një marrëveshje për ligjin e shtetësisë dhe në këtë mënyrë të bëhet i mundur edhe zhbllokimi i Kuvendit. Kujtojmë se Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar prej javësh për shkak të këtij ligji dhe amendamenteve të paraqitura nga opozita shqiptare.

Në takim marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Drejtësisë Mariçiq dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Kurse nga opozita shqiptare marrin pjesë koordinatori i grupit të ASH-AAA-së, Skënder Rexhepi dhe deputetja e Alencës për Shqiptarët, Ilire Dauti.  Parti të tjera nuk marrin pjesë në këtë takim.

– Advertisment –