Lajme

Mbappe përplasje me Tuchel, sulmuesi drejt Realit…

Një lajm i fortë vjen nga Spanja, aty ku Kyli

Një lajm i fortë vjen nga Spanja, aty ku Kylian Mbappe ka përplasje me trajnerin Thomas Tuchel. “El Chiringuito” jep informacione se marrëdhënia e të dyve nuk është më e mira, prandaj e ardhmja është me shumë dritëhije.

Real Madridi po monitoron situatën dhe ka nisur punën për të joshur të riun. Galaktikët duan që këmbëshpejti të kalojë në Madrid dhe të marrë rolin e liderit. Ronaldo mbetet ende një kujtim që dhemb në Madrid dhe vetëm afrimi i Mbappesë mund të përmirësonte situatën.

PSG nga krahu tjetër nuk do të heqë dorë nga ylli dhe drejtuesit janë gati të shkarkojnë trajnerin. Tekniku gjerman mund ta pësojë nga Mbappe, pasi dihet forca që ka fituar kampioni i botës në Paris.


Etiketa: , , , ,