Sport

Mbappe do të transferohet në Real Madrid nëse Barça eliminon PSG

Sulmuesi francez nuk do të nënshkruajë kontratë të re nëse skuadra e tij eliminohet në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

Kylian Mbappe do të vendos për të nënshkruar kontratë të re apo jo me Paris Saint-Germain nëse do të eliminohen ose jo nga Liga e Kampionëve nga Barcelona në 1/8 e finales.

Siç raporton AS, kampionët e Ligue 1 do të përballen me skuadrën e Ronald Koeman në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve në këtë fazë do të bënte që Mbappe ta konsiderojë të ardhmen e tij, duke marrë parasysh edhe dështimet e mëparshme të këtij klubi në Ligën e Kampionëve.

Kjo do ta vinte në pozitë të favorshme Real Madridin pasi që besohet se Mbappe e dëshiron kalimin në këtë klub pas largimit të tij nga Parc des Princes.