Lajme

Masat e reja anti-COVID: Murati premton ndihmë për sektorët e prekur

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, He

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se do të mbështesin sektorin privat për shkak të kufizimeve më rigoroze anti-COVID.

Si lloj mbështetje e përmendi qiratë e bizneseve dhe pagat e punëtorëve.

“Jemi në një situatë emergjente dhe duhet të marrim kundërveprime që të ruhet shëndeti i ekonomisë”, tha Murati gjatë një konference për media.

Ai nuk ceki shumën që ta përmbajë kjo mekanizëm ndihmëtare e Qeverisë.

Por,  nuk pranoj ta quante “rimëkëmbje ekonomike”, pasi sipas tij tash është fazë emergjente.

Bizneset kanë shprehur shqetësimet e tyre për masat e reja të ekzekutivit.

Ata janë skeptikë që mund të mbijetojnë nëse Qeveria nuk ndërmerr masa të natyrës ekonomike. /Insajderi.com