Maqedoni

Mas: Maqedonia nuk do të ndahet nga Shqipëria në procesin e çeljes së negociatave me BE-në

Gjermania po punon që Maqedonia e Veriut dhe Sh

Gjermania po punon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen, por t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, si dy vende në paketë siç janë trajtuar deri më tani. Kështu kryediplomati gjerman, Haiko Mas hodhi poshtë mundësinë e fillimit të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, por pa Maqedoninë e Veriut të cilën po e pengon Bullgaria. Ministrit i Jashtëm, Osmani gjatë vizitës në Berlin u shpreh optimist se dy vendet do t’i fillojnë negociatat gjatë samiteve të Unionit në verë.

– Advertisements –


Diskutime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën. Asgjë nuk ndryshoi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe më tej të trajtohen në paketë. Qeveria e Gjermanisë u angazhua shumë për këtë gjatë presidencës me BE-në. Tani i jep mbështetje presidencës portugeze që të mundet sa më shpejtë të zgjidhen çështjet dypalëshe dhe me këtë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë – u shpreh Heiko Mas, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret, e ka inkorporuar 45% të legjislacionit evropian në atë vendas, 95% e politikës sonë të jashtme është harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë, i kemi përmbushur kriteret ekonomike dhe politike të anëtarësimit. Prandaj nuk shohim arsye pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet mbrapa në këtë proces – tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Osmani konfirmoi se Shkupi e Sofja e harmonizuan Planin Aksionar, ndërsa vendi është gati për negociata thelbësore. Nga ana tjetër Mas inkurajoi negociatat dypalëshe, duke e hedhur poshtë mundësinë e ndërmjetësimit të Berlinit derisa këtë ta kërkojnë dy palët.

Veçmë e formësuam edhe Planin aksionar për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në më shumë sfera Ndërsa jemi të gatshëm të hymë në bisedime thelbësore për t’i tejkaluar dallimet që e ngarkojnë besimin tonë – u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Kryesisht mbetet që këto çështje të zgjidhen në nivel dypalësh. Vetë historianët profesionistë duhet t’i udhëheqin punët në komisionet e tyre, pa presion nga jashtë – theksoi Heiko Mas, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Mas gjithashtu hodhi poshtë non-paperin që lancoi idenë e ndryshimi të kufijve në rajon, duke thënë se Gjermania nuk i fut gishtat në asnjë ndryshim në kufijtë në rajon, gjë që sipas tij, do të kishte pasoja në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Anesa Salihu