Showbiz

Marina Vjollca tërheqëse në fotografitë e fundit, shpenzon afër dy mijë euro për veshjen

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca është mjaft aktive në rrjete sociale, duke sjellur në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Së fundmi, në disa postime në Instagram ajo ka joshur miliona ndjekës, ndërsa është parë e veshur me një bluzë dhe këmishe ngjyrë portokalli.

Shqipe.Closet kanë analizuar çmimet e veshjes dhe aksesorëve të saj, të cilat gjithsej arrijnë shumën prej 1.770 funta (1.951 euro).

Çmimin më të lartë e mban mini-fundi i saj, kurse më të ulët, xhaketa me dekolte të hapur.