Showbiz

Marina Vjollca josh me dukjen me pozat e reja

Ajo është ndër prezantueset që ka arritur majat e suksesit me profesionalitetin e saj.

Bëhet fjalë për Marina Vjollcën, e cila përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale mban të azhurnuar 1.4 milion ndjekësit e saj.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është shfaqur mahnitëse në të zeza.

Marina në fokus ka vënë linjat e formësuara trupore, teksa bluza e shkurtër i theksonte edhe barkun e sheshtë.

Sikur edhe në shumicën e rasteve, këto fotosesione të mrekullueshme ajo i realizon para se të fillojë me emisionin e saj.

Përkundër kësaj, të njëjtat imazhe po marrin pëlqime të shumta, ndërsa edhe komentet janë nga emra të ndryshëm të estradës.