Maqedoni

Mariçiq: Zgjedhja e prokurorëve ka qenë transparente

Prokurorët që nuk u avancuan në Prokurorinë e L

Prokurorët që nuk u avancuan në Prokurorinë e Lartë dhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar nuk duhet të zhgënjehen, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq. Sipas tij, gjithçka ishte transparente dhe proces ishte publik.

– Advertisements –


Përndryshe, për herë të parë sipas Ligjit të ri për Prokurorinë, u vendos që të zgjidhen prokurorët publik në një procedurë publike, në një proces publik të transmetuar drejtpërdrejt në publik përmes kamerave, ku secili prej anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë deklaroi dhe shpjegoi pse dhe si voton për secilin individ. Kjo është risia në sistemin tonë, dhe e arrin transparencën dhe llogaridhënien më të lartë të Këshillit të Prokurorëve- deklaroi BOJAN MARIÇIQ- Ministër i Drejtësisë.

Por, asnjë anëtarë i Këshillit të Prokurorëve publik nuk arsyetoi pse voton Pro ose Kundër, siç pohon ministri i drejtësisë. U votua vetëm Pro ose Kundër pa sqarim pse një prokuror me nota më të larta është zgjedhur, ndërsa një tjetër me të njëjtat pika nuk është zgjedhur. Pasi gazetarët i treguan ministrit se gabonte dhe se nuk ka pasur debat pse dikush nuk është zgjedhur, Mariçiq u tërhoq.

Jam i sigurt se çdo herë tjetër dhe në çdo seancë të ardhshme të Këshillit të prokurorëve do të jenë edhe më të mirë edhe më të zëshëm dhe do të argumentojnë më shumë- tha Bojan Mariçiq.

Mariçiq sqaron se jo me çdo kusht prokurorët cilësorë nga prokuroritë publike emërohen në prokuroritë më të larta, pasi shumica e lëndëve si dhe hetimet kyçe bëhen në prokuroritë themelore. Për emërimet e reja pakënaqësi kishte edhe në mesin e prokurorëve, si për shembull, ish Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska e cila nuk u emërua në Prokurorinë e Lartë. Ndryshe Alsat një ditë para emërimit të prokurorëve e publikoi listën përfundimtare me indikacione se emërimi i prokurorëve është proces i koordinuar mes LSDM-së dhe BDI-së.

Bojan Stojnaovski